Friday, November 22, 2024

“15 fluturime me bosët e plehrave dhe shtëpi në Maltë”, Gjiknuri padit Bardhin për shpifje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka paditur numrin dy të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit e akuzoi për udhëtimet jashtë vendit me Mirel Mërtirin e inceneratorëve; si dhe posedimin e një shtëpie sekrete në Maltë.

Gjiknuri bën me dije se ka autorizuar ngritjen e një padie për shpifje nga Bardhit, teksa shtoi se 14 nga 17 datat e pretenduara nga PD për lëvizje jashtë vendit, rezultojnë të pavërteta.

Postimi i Gjiknurit në rrjetin social, Facebook

Shpërthimet e pakontrolluara të Gazit të Lulit faktojnë situatën e emergjencës dhe panikut që ka përfshirë lidershipin zyrtar të Partisë Demokratike. Efektin ndotës të të tillë Gazrave nuk ka incenerator as impiant që ta marrë përsipër ta trajtojë. Për të gjitha deklarimet e djeshme, të përsëritura dhe ditën e sotme, kam autorizuar dorëzimin e padisë për shpifje ndaj Gazit të Lulit. Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, ju drejtova zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje të miat jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta.

Tre data që përkojnë me udhëtime të miat janë krejt rastësore e pa asnjë lidhje me personat në fjale: përkatësisht dy janë vizita zyrtare në detyrën e ministrit dhe një udhëtim me automjet me familjen time. Asnjë udhëtim charter. Të gjitha në linjat e zakonshme të fluturimit. Nën presionin e “Foltores”, duket qartë se Gazi i Lulit dhe Luli i Gazit e kanë nxjerrë në shitje partinë si shpifësa me pagesë, gjobvënësa ekonomik e politik, duke ju vetofruar blerësit më të parë. Gaztori i Lulit të gjejë avokatin dhe bëjë gati mbrojtjen në gjykatë! Siç e sfidova dje publikisht në Kuvend, hapi i dytë, të bëjë gati heqjen dorë nga mandati si shenjë reflektimi për budalliqet me pagesë që nxjerr nga goja!

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë