Kryeqyteti hesht në pritje të derbit Tirana-Partizani. Si gjithnjë, do të luhet edhe në shkallët e stadiumit: Fanatics e Guerrlis do të bëjnë betejën e tyre ironike e ofensive, megjithatë duhet të bëjnë kujdes, sepse inspektorë të UEFA-s do të ndjekin nga afër ndeshjen për të parë masat e sigurisë por edhe sjelljen e tifozëve.
Gjithcka lidhet me finalen e Conference League që është vendosur të luhet në Arenën kombëtre më datë 25 maj të 2022-shit.
Ngjarjet që ndodhën në takimin mes Shqipërisë dhe Polonisë ka bërë që UEFA të lëvizë dhe të monitorojë nga afër situatën në një ndeshje me ngarkesë psikologjike dhe emocionale.
FSHF ka njoftuar dy klubet dhe u është njoftuar se janë nën monitorim dhe tifozët këtë herë duhet të sillen në mënyrë shembullore, për të mos rrezikuar finalen e Conference League.