Saturday, September 7, 2024

Zjarr në një banesë në Astir, humb jetën 69-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Astir. Ditën e sotme ka ndërruar jetë Lumturie Zaimi, pasi u asfiksua nga zjarri që nisi në banesën e saj.

E moshuara e cila banonte e vetme në banesën e ndodhur në rrugën ‘Loni Ligori’ në Astir, dyshohet se u asfiksua pas zjarrit që mund të ketë nisur nga batanija elektrike. 69-vjeçarja u gjet e pajetë në banesë nga vajza e saj, e cila telefoni menjëherë zjarrëfikëset dhe policinë.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë