Komisioni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka zgjedhur sekretarin e saj.
Emri i propozuar nga nënkryetari i Komisionit, Tonin Gogu, ishte ai i deputetit socialist, Klevix Xhoxhi. Emër ky që gjeti dhe miratim nga ana e demokratëve.
Tonin Gogu: Ne propozojmë zotin Klevis Xhoxhi.
Enkelejd Alibeaj: Sekretari i takon pjesës së shumicës. E hedh në votim. Të gjithë pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.
Zoti Klevis Xhoxhi zgjidhet anëtar i Komisionit. Urime zoti Xhoxhi.
Më pas, deputetja scialiste Blerina Gjylameti kërkoi që mbledhjet e këtij komisioni të zhvillohen në orën 17:00, duke qenë se më herët mbahen edhe komisionet e tjera parlamentare.