Friday, May 9, 2025

Zgjedhjet në Kosovë, voton kryeministri Kurti: I ftoj qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar ditën e sotme në zgjedhjet lokale. Pasi ka hedhur votën e tij në kuti, Kurti u ka dërguar qytetarëve një thirrje që të hedhin votën e tyre për Kryetarët e Komunave dhe ta shfrytëzojnë këtë moment.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos. I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”, tha Kurti.

Në zgjedhjet komunale që po zhvillohen të dielën (17 tetor) në Kosovë, mbi 41 mijë qytetarë do të votojnë për herë të parë.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda Kosovës është 1 milion e 885 mijë e 448 votues ,apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë