Ish-kryeministri Sali Berisha pohoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit në disa nga bashkitë e vendit.
Ai tha se kandidatët do të zgjidhen përmes votimit në primare, për të cilat njoftoi se do të mbahen këtë të dielë.
Berisha tha se do të ketë kandidatë që do të habisin, por phoi se ende nuk është përcaktuar formula se si këta kandidatë do të dalin, nëse do të jenë si të pavarur apo në një formë tjetër .
Pjesë nga biseda në emision Opinion
Berisha: Ky është një proces i pandalshëm, në asnjë lloj diskutimi pjesëmarrja në procesin zgjedhor. Po aplikojmë standardin që kemi mishëruar në statutin e opartisë, standardi është primari Sipas këtij standardi….
Fevziu: Kur do jenë primaret?
Berisha: Ditën e dielë. Në të 6 bashkitë.
Fevziu: Në bazë të rezultatit do të përcaktohen kandidatët?
Berisha: Vetëm në në bazë të rezultatit. Ai që fiton…
Redi Shehu: Del koha për primaret?
Berisha: Këto janë primare në kushte të veçanta. Nëse do ishte datë e zakonshme ti këtë e filloje 4 muaj përpara. Tani kemi 45 ditë kohë dhe ne kemi racionuar kohën dhe dita e dielë është përcaktuar primare për ata që duan të marrin pjesë në këtë garë dhe plotësojnë kriteret.
Fezviu: Janë paraqitur kandidaturat?
Berisha: Kandidaturat po paraqiten.
Fevziu: Janë paraqitur kandidatura deri tani?
Berisha: Plot. Në primare normalisht gara nuk është vetëm votimi. Por përsëri votimi nga anëtarësia është shumë më mirë se emërimi. Dhe këta që do shkojnë të votohen, ai që merr vota më shumë ai është fitues.