Thursday, November 21, 2024

Zelenski: S’ka bisedime nëse Rusia mban referendume në zonat e pushtuara

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se nëse Moska mban referendume për bashkimin me Rusinë në zonat e pushtuara të vendit të tij, nuk mund të ketë bisedime me Ukrainën apo aleatët e saj ndërkombëtarë.

Gjatë fjalimit të tij të dielën mbrëma të shpërndarë në rrjetet sociale, Zelenski u shpreh se  Ukraina po qëndronte fort në pozicionin e saj për të mos i dhënë asnjë territor Rusisë.

“Nëse pushtuesit vazhdojnë rrugën e pseudo-referendumeve, ata do të mbyllin për vete çdo shans për bisedime me Ukrainën dhe botën e lirë, të cilat pala ruse do t’i duhet qartë në një moment,” theksoi ai.

Trupat ruse dhe separatistët e mbështetur nga Moska kanë nën kontroll, territorin në rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe në zonat jugore.

Zyrtarët rusë dhe ukrainas mbajtën disa seanca bisedimesh në mars, por pak përparim u arrit, ku secila palë fajësoi tjetrën për ndërprerjen e kontaktit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë