Thursday, November 21, 2024

Zelenski sërish thirrje BE-së: Ndaloni vizat turistike për rusët

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ripërsëriti thirrjen e tij për vendet anëtare të Bashkimit Evropian që të ndalojnë vizat për qytetarët rusë.

Gjatë një fjalimi, të cilën e shpërndau në rrjetet sociale, Zelenski theksoi se është e nevojshme që Bashkimi Evropian të mos bëhet “supermarket”, i hapur për këdo që do të hyjë në vendet e unionit.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e terrorit shtetëror të mos mund të përdorin viza Shengen”, u shpreh Zelenski.

Ndërsa, ditën e djeshme, Estonia vendosi të ndalojë qytetarët nga Rusia fqinje të pajisur me viza turistike për të hyrë në vendin baltik.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu tha se Lejimi i qytetarëve rusë për të vizituar Estoninë, apo Evropën përmes Estonisë, bie ndesh me kuptimin e sanksioneve të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë