Thursday, November 21, 2024

Zbulohet parcela 2500 metra katrorë me kanabis në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë

Policia spanjolle ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande shqiptare të drogës, të cilët kishin krijuar plantacion me kanabis.

Mediat vendase raportojnë se dy shqiptarë janë arrestuar në malin e Pedrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Këtij të fundit, i janë gjetur disa dokumente.

Sipas Gardës Civile, bëhet fjalë për plantacionin më të madh të identifikuar vitet e fundit në Galicia, në veriperëndim të Spanjës, me 3,437 bimë kanabis në një zonë prej 2 500 metra katrorë.

Toka i përkiste komunës së Pedrës dhe kishin qenë banorët që kishin njoftuar policinë për praninë e dyshimtë të shqiptarëve.

Dy nga shqiptarët e arrestuar jetonin për një kohë të gjatë në mal, në çadrat ngjitur me plantacionin. Ata kishin mjetet e nevojshme për të jetuar aty për një kohë të gjatë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë