Exo Mars Trace Gas Orbiter (TGO), një mision i përbashkët i Agjencisë Evropiane Hapësinore (ESA) dhe Agjencia Hapësinore Ruse (Roscosmos) ka zbuluar sasi të konsiderueshme të ujit të fshehur nën sipërfaqen e Marsit, në kanionet Valles Marineris. Sipas ESA, zona e pasur me ujë është sa madhësia e Holandës.
Uji, i fshehur nën sipërfaqen e planetit të kuq, u zbulua nga instrumenti FREND i anijes kozmike, e cila harton hidrogjenin në shtresën e sipërme të tokës së Marsit.
Ndërsa uji dihet se ekziston në Mars, pjesa më e madhe gjendet në rajonet e ftohta polare të planetit si akull.
The ESA/Roscosmos #ExoMars @ESA_TGO has spotted significant amounts of water, hidden beneath the surface, in the dramatic canyon system of Valles Marineris on #Mars 👉 https://t.co/0MvB0XN144 #ExploreFarther pic.twitter.com/T2mlvJxbrs
— ESA (@esa) December 15, 2021