Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për mediat ka komentuar protestën e 8 Janarit në selinë e Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij, Meta zbuloi edhe bisedën që kishte pasur me Belind Këlliçin që në momentin që kishte parë makinat në oborrin e PD.
Më poshtë po ju sjellim komunikimin me mesazh të Presidentit Meta me z.Këlliçi:
Belind Këlliçi: President, sapo mbaruam mbledhjen organizative me të rinjtë. Të përshëndes.
Ilir Meta: Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se provokim është.
Belind Këlliçi: Po, po. S’bëhet fjalë.
Ilir Meta: Mos humbisni kontrollin paqësor të protestës.
Belind Këlliçi: Po.