Thursday, November 21, 2024

Vota transparente dhe gara reale përcaktojnë bashkimin e PD-së, thotë Alibeaj

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se bashkimi i demokratëve duhet të bëhet mbi disa vlera, si vota transparente dhe gara reale brenda partisë.

Në një deklaratë për mediat në ambientet e jashtme të Parlamentit, Alibeaj u shpreh se platforma e mbështetur nga 32 deputetë shërben për interesin e demokratëve dhe jo personave që kanë probleme.

“Interesi i demokratëve është bashkimi mbi disa vlera, si vota, anëtarësia e certifikuar, zgjerimi i anëtarësisë, proces votimi i drejtë, transparent, garë reale. Kjo përcakton bashkimin e demokratëve. Grupi Parlamentar, në shumicë dërrmuese ka nxjerrë një platformë bashkimi. Një plaformë bashkimi e cila synon mbi të gjitha jo interesin individual të personave që kanë probleme, por për interesin e demokratëve”, tha ai.

Ndërsa, lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, Alibeaj tha se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë