Filmi i animuar amerikan Simpsons, përveçse tepër i ndjekur për batutat komike, është i famshëm edhe për parashikimet që shpesh i adresohen se i ka bërë për ngjarje të mëdha botërore.
Nga rrëzimi i Kullave Binjake, te zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA, Simpsons thuhet se kanë parashikuar “me saktësi” shumë ndodhi.
Por së fundmi kemi dhe një parashikim që lidhet me Shqipërinë. Në rrjetet sociale po qarkullon teoria se The Simpsons kanë arritur të parashikojnë satelitin shqiptar në hapësirë.
Vetëm pak javë më parë kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë do të bëhet shumë shpejt me dy satelitë në hapësirë, “Albania 1” dhe “Albania 2”, e mesa duket dikujt i është kujtuar ky episod i Simpsons.
Në episodin “The Exchange Student”, Bart Simpson ndërrohet me një student nga Shqipëria, i cili rezulton të jetë agjent sekret i regjimit komunist shqiptar.
Në një moment, ai komunikon me Shqipërinë, përmes një sateliti të stampuar me shqiponjën dykrenare.
Mund ta ndiqni më poshtë nga minuta 03:00.