Armando Broja ishte protagonist absolut në fitoren që ekipi i Sauthemptonin arriti në Kupën FA ndaj Uest Hemit me rezultatin 3-1. Ai u fut në pjesën e dytë, fitoi penallti dhe shënoi golin e tretë.
Realizimi i 20 vjeçarit ishte një “perlë” e vërtetë, aq sa një komentator arab e pagëzoi me ermin Armando Maradona. Këtë gol ekipi i Sauthemptonit e ka hedhur në faqen e saj zyrtare në “Twitter”
“Të krijosh një gol nga hiç, përkuluni përpara Armando Brojës”, shkruhej në postim.
Një paraqitje fantastike e djaloshit, i cili po tregon vlerat e tij çdo ditë e më shumë në një prej kampionateve më të forta të botës.
Creating a goal from nothing 💫
Take a bow, @armandobroja9: pic.twitter.com/5MMcM90st5
— Southampton FC (@SouthamptonFC) March 3, 2022