Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në seancën plenare në Kuvend.
Berisha kërkoi fjalën pasi Rama u largua nga foltorja, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla refuzoi diçka të tillë.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryedemokratit i cili e cilësoi si një akt të turpshëm, mos dhënien e fjalës në Kuvend.
Ndërsa, Rama i tha Berishës se është shpallur non grata dhe se është i padëshiruar.