Saturday, June 28, 2025

Vettingu i politikanëve, Shehi: Të fillojë nga Basha dhe shefat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u rikthye tezës dhe idesë së tij për vetting në radhët e politikës. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ai tha se kjo është mënyra e vetme për të ndryshuar Shqipërinë dhe politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit.

Kryedemokrati u vetë-ofrua që vettingu i politikanëve të fillohej nga vetë ai dhe të bëhet nga SPAK.

Deputeti Dashamir Shehi, i ftuar sot në ‘Open’ tha se mbështet këtë tezë, por shton më tej se duhet që hetimi të kryhet nga një strukturë tjetër dhe jo Prokuroria e Posaçme.

Dashamir Shehi: ”Qëllimi është i mirë dhe mirë do ishte kjo punë se janë pasuruar në mënyrë të përshpejtuar. Populli e kupton shumë mirë. Si qëllim është i mirë. Si formulë hajde ta diskutojmë. SPAK ça do bëjë më parë. Po i ngarkojmë këto struktura. I kemi besuar çështje…SPAK do na zgjidhi këto hallet e mëdha. Ne kemi akoma prokurori e hetues. Shteti i ka veglat për t’u marrë me këtë punë. Jam dakord për qëllimin e mirë. Ka ardhur dita që klasa politike të kontrollohet. U larguan nga puna gjyqtarë e prokurorë për gjëra që kur i krahasoj me politikanët…Gjykoj që do ngritur një strukturë, se do i përziejmë kot. Dhe do e nxjerrim jashtë loje dhe SPAK-un. Duhet një mekanizëm tjetër. Kështu do bëhet zhurmë shumë dhe punë pak. Shpresoj që të fillojë nga Basha dhe shefat. Shqiptarët e dinë kush janë të korruptuarit.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë