Wednesday, December 25, 2024

Vettel me Covid-19, ja kush e zëvendëson në garën e Bahrein

Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Për pasojë, ai nuk do të marrë pjesë këtë fundjavë në garën e Çmimit të Madh të Bahrein, gara e parë sezonale.

Lajmin e konfirmoi skuadra e Aston Martin, për të cilën piloton Vettel, që ka nisur menjëherë karantinën, duke zbatuar protokollin anti-Covid. Vendin e tij do ta zërë një tjetër pilot gjerman, Nico Hulkenberg.

Vettel është piloti i dytë i Formula 1 që del pozitiv brenda pak ditësh, pas australianit Daniel Ricciardo (McLaren). Ai tashmë e ka kaluar pozitivitetin dhe do të garojë këtë të diel në pistën e Bahrein.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë