Kryedemokrati Lulzim Basha mori një vendim të befasishëm duke caktuar në krye të PD së Fierit Agron Kapllanaj. Ky i fundit është përmendur shumë herë si vëllai Shkëlqim Kapllanaj, pronarit të kompanisë “SHKËLQIMI 07” i cili ka marrë tendera të majmë dhe të shumtë nga bashkitë që drejtoheshin dhe drejtohen nga Partia Socialiste.
Përgjithësisht këto tendera kanë patur lidhje me punime infrastrukturore ku siç dihet ka patur të përfshira vlera të konsiderueshme.
Një pjesë e mirë e tenderave:
Vëllai i Agron Kapllanaj, kandidatit më të votuar të PD në Fier, merr 1.85 miliardë lekë tender.
Vëllai i Kapllanajt është “shpërblyer” nga Bashkia Lushnje me plot 1.85 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Lushnje. Tenderi mban numrin e referencës REF-89010-03-04-2021 dhe ka si objekt “Rikonstruksion i linjës kryesore të furnizimit me ujë nga stacioni i pompimit Gajde në stacionin e pompimit Toshkëz”.
“Shkëlqimi 07” e vëllait të Kapllanajt “blu” fiton tenderin mavi. 16 miliard lekë për 4 vite.
Tenderi i fituar nga kjo kompani në Bashkinë e Durrësit është për “Rehabilitimin e vend depozitimit të mbetjeve në Vadardhë”. Shuma që do përfitojë nga këto punime do të jetë 25 milionë lekë. Edhe pse tenderi nuk ka ndonjë shifër të lartë nga ato çfarë jemi mësuar të shohim, për fitimin e tij kanë garuar plot 13 kompani.
Vëllai i ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës “gostitet” nga Leli me 1,7 miliardë.
Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli, i ka dhënë një tender me vlerë rreth 1,7 miliardë lekë të vjetra me TVSH vëllait të ish-kryebashkiakut demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-69469-08-24-2020 dhe me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit në Rrugën Transballkanike Vlorë”, me fond limit 150,000,000 lekë të reja pa TVSH.
Në tender kanë marrë pjesë vetëm dy firma dhe fitues është shpallur kompania “SHKELQIMI 07” me pronar shtetasin Shkëlqim Kapllanaj, për vlerën 139,116,725 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 1,7 miliard lekë të vjetra me TVSH. Siç e përmendëm edhe më lart, Shkëlqim Kapllanaj është vëllai i ish-kryetarit demokrat të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.
Por përtej kësaj në rrjet qarkullon një foto e formularit të dekriminalizimit të Agron Kapllanaj ku deklarohet se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Itali. Sipas këtij dokumenti shikohet se Agron kapllanaj ka qenë i dënuar me dy vjet burg dhe gjobë 200 euro.