Sunday, June 29, 2025

Veliaj dëshmon në Komisionin për Inceneratorët, debate dhe replika

Komisioni Hetimor Parlamentar për Inceneratorët po zhvillon sot një tjetër seancë me pyetjen e politikanëve. Përpara komisionit ka dalë sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në fokus të debateve u bë një shkresë e kryebashkiakut Veliaj ku jepej dakordësia për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Sipas kryetares së Komisionit Jorida Tabaku, Veliaj ka shkelur ligjin duke folur në emër të Këshillit Bashkiak ndërsa kryebashkiaku tha se ka pasur një vendim të këshillit dhe se në të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe bashkia e Kavajës.

Veliaj u pyet edhe nëse kishte njohje me personat në kërkim të inceneratorëve Klodian Zoto, Klodian Mërtiri dhe Stela Gugallja, por Veliaj tha se i njeh vetëm nga mediat dhe nga fotot me zyrtarin e Partisë Demokratike, Gert Bogdani në Zimbabve.

Gjatë ditës së sotme pritet të dëshmojnë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, deputeti socialist, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për t’u pyetur në lidhje me këtë çështje nga deputetët.

Kryebashkiaku është pyetur nëse ka njohje me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Në përgjigjen e tij ndaj Tabakut, Veliaj u shpreh se nuk ka njohje personale dhe as ka komunikuar me ta. Veliaj nënvizoi se vetëm ka lexuar lajmet në portale ku Gert Bogdani, si funksionar i lartë i PD, ka udhëtuar me ta drejt Zimbave.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë