Wednesday, December 18, 2024

Varhelyi kundër ndarjes së Shqipërisë nga RMV-ja për negociatat

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhei ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, për luftën ne Ukrainë, duke theksuar se vendi ynë është treguar një aleat shumë i rëndësishëm.

“Diskutuam për Luftën në Ukrainë dhe jemi dakord që kjo luftë duhet të marrë fund menjëherë. Vlerësuam rolin e Shqipërisë, e cila është bërë pjesë e vendimeve tona, por ka moderuar shumë pjesën më të madhe të punës në KS dhe është treguar një aleat shumë i rëndësishëm në këtë aspekt dhe ju falenderojmë“, tha Varhei.

Ndërkaq, i ndalur tek procesi i çeljes së negociatave dhe paralajmërimi i Ramës se nëse nuk marrim dritën jeshile në qershor, Shqipëria do kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut për integrimin, Komisioneri u shpreh se çështja është anëtarësimi i të dy vendeve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë