Saturday, June 28, 2025

Vaksinimi, mbërrijnë 117 mijë doza nga Pfizer

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në vendin tonë, 117,000 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se dozat me Pfizer janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 2,496,960 vaksina anti COVID-19 për vaksinimin e qytetarëve.

“Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, shkruan Manastirliu në rrjetin social, Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë