Friday, May 9, 2025

Vaksinimi i studentëve, “përçan” komitetin e ekspertëve, Brataj: Jo e detyrueshme

Vaksina anticovid nuk është në listën e vaksinave të detyrueshme, ndaj anëtari i komiteti të ekspertëve Skënder Brataj thotë se për studentët doza anticovid, nuk është e detyruar por e këshilluar.

Brataj shprehet se nuk është dakord të me ndarjen e studentëve në dy grupe.

“Nuk është detyrim, është këshillim gjithmonë. Vaksinat anticovid nuk janë në listën e vaksinave të detyrueshme, ligji i sëmundjeve infektive ka rregulla të caktuara ku ndalon hyrjen, lëvizjen, izolimin dhe jemi akoma në kushte pandemie. Fakti që janë veçuar studentët nuk është i drejtë, nuk është studente, nuk e ka askush me studentët sepse janë qytetarë shqiptarë si çdo qytetar tjetër,” tha Brataj.

Ndërkohë që brenda kësaj jave pritet të nis vaksinimi për gripin, Brataj thotë se ajo mund të aplikohet paralelisht me atë anticovid, pas një afati kohor të përcaktuar nga mjeku i familjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë