Friday, November 22, 2024

U kërcënua me jetë/ Kurti: Nuk ndihem i rrezikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se nuk ndihet i rrezikuar, por tha se janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara.

“Janë mekanizmat e shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime nëpër rrjete sociale, të cilat unë nuk kam mundësi t’i ndjek”, tha Kurti në një konferencë për media në Prishtinë, pasi u pyet nga gazetarët se a ndihet i kërcënuar dhe nga kush.

“As dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha të mërkurën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Për këtë arsye, ka shtuar ai, si masë e kujdesit të shtuar është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë