Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në fshatin Mekat, nipi ka vrarë xhaxhanë e tij, dhe më pas veten.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa policia ka gjetur në vendngjarje armën e gjahut, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.