Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar pas deklaratës së fortë të kryedemokratit Lulzim Basha sot në Kuvend, i cili futi në një “thes” presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke i cilësuar si “trekëndëshi i Bermundës”.
Hoxha thotë në një postim në rrjetet sociale se “tani lufta e madhe filloi”. Hoxha thotë se Basha paralajmëroi Ramën, Metën dhe Berishën se “koha e tyre ka marrë fund”.
E paqartë nëse gazetari bën ironi, kur shkruan “gjeni vrimë ku të futeni”.
Postimi i Hoxhës në rrjetin social, Facebook
Me ne fund, me duket se lufta filloi!!!
Po po, gjylja e madhe plasi….
Lulzim Basha kercenon trekendeshin e Bermudeve, Berisha-Meta-Rama dhe i paralajmeron, se koha e tyre ka marre fund…
Basha:”Shko dhe ti ne foltore zoteri ose fillo foltoren tende, beni trekendeshin e Bermudes dhe qani hallet bashke te tre nese i keni te njetat..
Une jam ketu per te qare hallet e shqiptareve, as te tuat, as te Berishes dhe as te Metes.
Mua do me kesh perballe jo Sali Berishen, une qe te munda ne 2011 dhe ta mbusha gropen e Hajdin Sejdise”…..
Uuuuaaaaaaaaauuuuuu…..
Po ç’ben keshtu o Luli?! Po çfare ben keshtu o trim?!
Me mire ndeshu nje nga nje, se me te tre bashke …dihet si merr muhabeti.
Rilindas, foltorist, popull i 2 marsit, gjeni vrime e futuni🤪
Po e degjon o Elvi Fundo???!!!