Saturday, November 23, 2024

Topi i Artë/ Zbuloni futbollistin e vetëm shqiptar, mes 30 kandidatëve finalistë

Shqiptarët votojnë për fituesin e “Topit të Artë” çdo vit. Më saktë, presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë shqiptarë e ka këtë privilegj prej vitesh, Besnik Dizdari. Por, a e dinit se në listën e kandidatëve për këtë çmim prestigjioz, që mbrëmë e fitoi për herë të shtatë në karrierë Lionel Messi, ka qenë edhe një shqiptar… Po, po, kjo është e vërtetë.

Bëhet fjalë për vitin 1987, kur Sokol Kushta, asokohe sulmues i Flamurtarit të famshëm, që ndeshej edhe me Barcelonën dy herë, shënonte super gol në mes të Beogradit kundër Partizanit serb. Në shkrimin e vet, portali i njohur italian, “tuttomercatoweb”, e përfshinte Kushtën te befasitë e listave të kandidatëve për trofeun e shumëlakmuar të “France Football”:

“E kaluara na ka dhuruar surpriza ose befasi të kësaj natyre në listën për “Topin e Artë”. Pa shkuar shumë larg ndër vite, mjafton t’u hedhim një vështrim kandidatëve të 35 viteve të fundit. Aty shohim se ndër 30 të parët është Sokol Kushta, sulmuesi i ndershëm shqiptar, që luante në atdheun e tij me Flamurtarin e Vlorës.

Në të njëjtin edicion (1987) zvicerani Hainc Herman i Nojshatel Ksamaksit merr dy vota, ndërsa greku Savarakos, që me dy gola eliminoi Juventusin në fazën e 1/8-ve në Kupën UEFA, mori gjithashtu një votë. Në limitet e absurdes ishin prezencat në atë listë të Robi Langers, sulmuesit të Luksemburgut, që luante tek Orleans, apo e portierit Teo Slenders, që luante me Aberdinin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë