Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 7 personave, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H, 26 vjeç, sepse në momentin e ndalimit të mjetit të tij, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
J. M, 29 vjeç, pasi u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;
F. M, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, iu gjet e sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabisi.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. Ç, 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;
M. K, 23 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit N. H.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. Gj, 50 vjeç dhe E. B, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.