Friday, November 22, 2024

Thellohet tragjedia, ndërron jetë edhe babai i 3-vjeçarit

Rritet bilanci i viktimave në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe babai i fëmijës 3 vjeç që u shua në aksidentin e sotëm.

Fëmija gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa i ati u dërgua në spitalin e Lezhës, ku dhe humbi jetën pak kohë pas ngjarjes. E vetmja e mbijetuar nga kjo familje është gruaja, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe shoferi i mjetit tjetër, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË:

Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” .

Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë