Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano disa ditë më parë dha urdhrin që efektivët e policisë t’i nënshtrohen testit të drogës.
Menjëherë pas urdhrit disa efektivë iu nënshtruan testit. Burime për media bëjnë me dije se kanë dalë disa rezultate të testeve dhe mësohet se disa policë kanë rezultuar se janë përdorues të lëndëve narkotike.
Pritet që ditët në vijim të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu. Prezantim që do bëhet nga Gledis Nano.
Kujtojmë që të parët që iu nënshtruan testit ishin efektivë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
Kujtojmë që kur Nano dha urdhrin për testin e drogës, tha se efektivët që rezultojnë konsumatorë do të pezullohen nga puna.