Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është ndërprerë nga një tërmet në mes të konferencës duke njoftuar planet e vendit për një të ardhme të bllokimit pas Covid-19.
Në pamjet e publikuara, shihet sesi tërmeti 5.9 i shkallës rihter tronditi parlamentin në Wellington të premten, ndërsa Ardern po mbante një konferencë shtypi mbi objektivat e reja të vaksinimit të vendit.
Dridhja filloi në mes të një pyetjeje të një gazetari në konferencën për shtyp. Ardern e kapi podiumin e saj kur filloi dridhja, përpara se t’i kthehej gazetarit me një buzëqeshje: “Ah, më falni, një shpërqendrim i lehtë a do ta përsërisnit këtë pyetje?”
Jacinda Ardern keeping her cool as an earthquake rattled the North Island around 10 minutes ago. @1NewsNZ pic.twitter.com/TSfiplDtMb
— Andrew Macfarlane (@andrewmacfnz) October 21, 2021