Tuesday, July 1, 2025

Tërhiqet Fibank, Alpha mbetet mes hungarezëve dhe shqiptarëve

Banka bullgare First Investment Bank (Fibank) është tërhequr nga gara për blerjen e Alpha Bank Albania.

Burime nga banka bëjnë të ditur se bullgarët nuk janë më të interesuar dhe tani në garë për bankën e fundit greke në Shqipëri ka ngelur grupi hungarez OTP dhe tre bankat me kapital shqiptar, Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), Tirana Bank dhe Union Bank.

Drejtuesit e Fibank nuk japin detaje të mëtejshme rreth shkaqeve të tërheqjes, megjithatë bëhet e ditur se të gjitha bankat pretendente nuk kanë qenë shumë të kënaqura me rregullat e garës të përcaktuara nga grupi grek. Alpha Bank i ka rezervuar vetes të drejtën të mos pranojë asnjërën prej ofertave dhe të negociojë veçmas edhe me palë të tjera, që nuk kanë qenë pjesë e procesit të due diligence. Burime nga tregu bëjnë të ditur se një proces i tillë, i stërzgjatur dhe jo shumë transparent, është ndjekur në të shkuarën edhe nga NBG Bank dhe nga Grupi Bankar i Pireut, në vitin 2018, kur u krye procesi i shitjes së filialeve të tyre në Shqipëri.

Tërheqja e bullgarëve mund të jetë motivuar edhe nga pritshmëritë për një çmim tepër të lartë. Fibank pati mbajtur një qëndrim të ngjashëm në garën për blerjen e Tirana Bank. Pavarësisht se ishte ndër bankat që kryen due diligence, burimet bëjnë të ditur se ajo u tërhoq, sepse u bë e qartë se konkurrenca në proces po çonte drejt një çmimi që, në gjykimin e bankës bullgare, ishte i paarsyeshëm.

Shitja e Alpha Bank është ndër proceset me më shumë konkurrencë në ciklin e shitblerjeve të bankave që nisi në vitin 2015./ Revista Monitor

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë