Friday, November 22, 2024

Tepelenë/ Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tepelenë jashtë banesës së tij, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

I riu ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, për një rast të goditur më datë 10.03.2022, në aksin nacional Gjirokastër-Virua.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë