Ka nisur me tensione seanca maratonë në Kuvend pas debateve mes kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Pas fjalës së Ballës, Berisha kërkoi fjalën për replikë, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk e aporovoi diçka të tillë, pasi sipas saj ai po shkelte rregulloren.
Më pas, kryedemokrati bllokoi foltoren dhe deputetë të tjerë të opozitës iu bashkuan.
Kjo bëri që garda të mblidhej, duke vendosur një kordon para kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tjerë.
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, ku pritet të jetë një ditë e gjatë për deputetët dhe një seancë e mbushur me tensione për shkak të çështjeve të parashikuara për diskutime.
Në këtë seancë do të diskutohet për kërkesën e bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për Interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për përmbytjet në Shkodër.
Pika më e debatueshme e ditës së sotme pritet të jetë projektligji për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.