Tuesday, March 19, 2024

Të shtëna me armë në Shkodër pas konfliktit mes një personi dhe dy vëllezërve

Një konflikt i çastit mes një personi dhe dy vëllezërve, ka përfunduar në përdorimin e armëve në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” mbrëmjen e së martës, ku shtetasi K.F ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar pasi konfliktit me vëllezërit David Kiri e A. K.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të plagosur, teksa është dëmtuar një automjet tip “Wolkswagen”.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë