Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se ora 16:00 e kësaj të shtune, do të jetë ora e shqiptarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpërndau pamje nga protesta e 7 korrikut, Berisha ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës së sotme.
“Sot, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Le të bashkohemi të gjithë në protestë!”, shkroi Berisha në Facebook.
Këtë të shtunë, në orën 16:00 do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.
Për mbarëvajtjen e protestës, do të jenë në gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që prej orës 15:00.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
Dyert kryesore në katin e parë në hyrje të Kryeministrisë janë blinduar, duke u veshur me llamarinë të fortifikuar, pak orë para protestës.
Gjithashtu, në bulevard, shtyllat e ndriçimit janë me material graso.