Thursday, November 21, 2024

Të enjten, vendimi për masën ndaj ish kryeministrit Sali Berisha

Gjykata e Posaçme do të shpallë të enjten vendimin nëse do e pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Pas një seance e cila zgjati 3 orë, gjyqtarja Irena Gjoka, e gjeti veten në pamundësi për të shpallur vendimin, pas kërkesës së bërë nga avokatët për përjashtimin e saj.

Kjo kërkesë sipas avokatëve erdhi sepse gjyqtarja Irena Gjoka, rrëzoi dy kërkesa të tyre.

Genc Gjokutaj: Ne bëmë një kërkesë që ju mediat të ishit prezent, vazhduam me gjykimin incidental. I kërkuam gjykatës ta cojë në gjykatën kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e ka lënë të pa gjykuar në themel. Seanca sot ka qenë pa mbaruar mirë kërkimin ne, vinte vendimi i gjykatës me propozimin e saj. Me autorizimin e Ramës dhe kësaj mazhorance sipas atij autorizimi vazhdoi dhe gjyqi.

Gjatë seancës, mbrojtja kundërshtoi edhe kërkesën e SPAK për mbikqyrje policore dhe ndalimin e kontakteve për Berishën.

Genc Gjokutaj: Nuk ka në kodin e procedurës penale dispozitë që të detyrojë gjykatën të vendosi mbikqyrje policore dhe e drejta e fjalës në cilësinë e liderit të opozitës. Nëse kjo gjykatë do të veprojë për zotin Berishën siç vepron përditë me trafikantë dhe me persona të ngjashëm atëhere bën një gabim të rëndë.

SPAK kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-Kryeministrin Sali Berisha me argumentin se ai nuk zbatoi masën e parë, atë të detyrimit për t’u paraqitur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë