Bisedimet ballë për ballë të Kim Jong Un dhe Vladimir Putin në një port hapësinor rus sapo kanë përfunduar.
Kremlini theksoi se sanksionet e OKB-së ndaj Koresë së Veriut nuk do të pengojnë lidhjet e saj me Phenianin.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, i pyetur për sanksionet kundër Koresë së Veriut, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se sanskionet nuk do të pengojnë marrëdhënien e Rusisë me Korenë.
“Rusia ruan pozicionin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por kjo nuk mund dhe nuk do të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-koreane”, tha Peskov.
Kombet e Bashkuara kanë miratuar gati një duzinë rezoluta që sanksionojnë Veriun që nga testi i parë bërthamor në 2006.
Ndërkohë, më herët Peskov u tha gazetarëve se nuk ka plane që presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un të nënshkruajnë dokumente në lidhje me takimin e tyre të mërkurën në qendrën hapësinore ruse.
Të dy udhëheqësit u takuan dhe zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura për më shumë se një orë në Kozmodromin Vostochny, lokacioni i lëshimit të raketave hapësinore të Rusisë, në provincën Amur në rajonin e Lindjes së Largët.
Kur u pyet në lidhje me raportet e bisedimeve të armëve midis të dyve, Peskov tha se “gama e plotë e marrëdhënieve [midis dy vendeve] nënkupton dialog dhe ndërveprim në fusha të ndjeshme, siç është ndërveprimi ushtarak”, sipas gazetës shtetërore Rusia 1.
“Të gjitha çështjet e tjera kanë të bëjnë vetëm me dy vendet tona sovrane. Dhe ato nuk duhet të jenë objekt shqetësimi për asnjë shtet të tretë. Bashkëpunimi ynë kryhet për të mirën e popujve të dy vendeve tona, por jo kundër askujt. Koreja e Veriut është fqinji ynë i ngushtë. Dhe pavarësisht çdo komenti nga jashtë, ne do të ndërtojmë marrëdhënie me fqinjët tanë në një mënyrë që është e dobishme për ne dhe fqinjët tanë”, tha Peskov.