Friday, November 22, 2024

Sveçla për sulmin në Veri: Grupet ilegale serbe po përpiqen të pengojnë punën tonë


Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me sulmin e së shtunës ndaj zyrtarëve të Policisë në veri të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se grupet ilegale serbe janë duke bërë përpjekje për të penguar punën e autoriteteve të Kosovës.

Sipas tij, këto grupe tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe.

Njësia për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, por nuk ka të plagosur.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas tensioneve të shënuara në Veri të Kosovës për shkak të vendimit për zbatimin e reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve për serbët e veriut.

Këta të fundit bllokuan rrugët në shenjë proteste duke përdorur mjete të tonazhit të rëndë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë