Friday, November 22, 2024

Sulmet në centralin e Zaporizhias, OKB: Ukraina rrezikohet nga një katastrofë bërthamore

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për t’i dhënë fund menjëherë çdo aksioni ushtarak pranë centralit bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë.

OKB-ja ka paralajmëruar për një rrezik real të një fatkeqësie bërthamore, për shkak të bombardimeve dhe luftimeve midis ushtrive ukrainase e ruse, shkruan BBC.

“Sulmet e së premtes nënvizojnë rrezikun real të një fatkeqësie bërthamore që mund të kërcënojë shëndetin publik dhe mjedisin në Ukrainë dhe më gjerë”, tha Rafael Mariano Grossi, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në OKB.

Trupat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor në mars pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupat ushtarake në vendin properëndimor më 24 shkurt.

Rusia pretendoi se sulmet u kryen nga brigada e 45-të e artilerisë së forcave të armatosura ukrainase. Si rezultat i goditjeve, një tubacion hidrogjeni u dëmtua dhe shkaktoi një zjarr.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë