Një studim i zhvilluar në Britaninë e Madhe tregon se doza e tretë e vaksinën mbron deri në 85% nga varianti Omicron i Covid. Sipas këtij studimi doza përforcuese siguron mbrojtje dhe bën që Covid të kalohet me doza të lehta.
Por edhe pse vaksina përforcuese ndihmon në luftën kundër Omicron, sërish mbrojtja është më e paktë nëse e krahasojmë me variantet e tjera.
Studiuesit thonë se ka një shkallë të lartë pasigurie derisa të mblidhen më shumë informacione lidhur me pasojat e vërteta të variantit të ri.
Ekspertët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë shkakton vërtetë Omicron dhe sa i rrezikshëm është ai.
Omicron në shumë vende të botës është bërë një variant dominues dhe ka shtuar shtrimet në spital. Në shumë shtete janë marrë masa shtesë për të ndaluar përhapjen e këtij varianti, por sërish shifrat e infektimeve rriten.