Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se çdo përdorim i armëve bërthamore është i papranueshëm dhe se nëse Rusia i përdor ato, do të kishte pasoja të rënda.
“Çdo përdorim i armëve bërthamore është absolutisht i papranueshëm, do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit dhe Rusia duhet të dijë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet”, tha Stoltenberg.
Sipas tij, retorika e presidentit Vladimir Putin në lidhje me armët bërthamore duhet marrë seriozisht, shkruan Euronews Serbia.
Putin ka thënë se është gati të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territorin rus, duke rritur frikën se ai mund të përdorë një armë të vogël bërthamore ose “taktike” në Ukrainë.
Presidenti i SHBA, Joe Biden, e ka paralajmëruar atë se një veprim i tillë do të ishte përshkallëzimi ushtarak më serioz që nga Lufta e Dytë Botërore.