Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Struktura e Posaçme (SPAK) është kthyer në mburojë për vjedhjet e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se SPAK-u e ka të gjithë autoritetin për zbardhjen e çështjes së inceneratorëve, por po përdoret nga mazhoranca si instrument për hetime të rreme.
“Skapi i partisë po përdoret si një instrument, për hetime fake për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. Skapi i partisë është bërë mburojë kryesore e vahdimit të vjedhjes së shqiptarëv e nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Ëngjëll Agaçi dhe Erion Veliaj me sipërmarrjen e tyre.
Skapi i partisë ka të gjithë autoritetin ligjor, të vendosë para ligjit, jo vetëm të konfiskojë totalisht pronën e krimit, jo vetëm të vendosë para ligjit pronarët e vërtetë të saj, qeveritarët, por edhe nëpunësit që nuk ushtrojnë kontrollin administrativ”, theksoi kryedemokrati.