Saturday, September 7, 2024

SPAK nis hetimin për ’21 Janarin’, regjistrohet zyrtarisht procedimi penal

Hetimet për vrasjet e 21 janarit do të kryen nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK njoftoi zyrtarisht të martën se ka rregjistruar hetimet për 3 vepra penale duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim ndaj dy ose më shumë personave, “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ajo e shpërdorimit të detyrës me dyshimin se janë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë.

Vendimi erdhi pasi familjarët e viktimave të 21 janarit i kërkuan Gjykatës së Lartë që hetimet për zbardhjen e vrasjeve të të afërmve të tyre te ndiqen nga spak me argumentin se të përfshirë në vrasje rezultojnë funksionarë të lartë shtetërorë përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe drejtues të lartë të gardës së Republikës.

Tashmë SPAK duhet të hetoje për të parë rolin e ish-funksionarëvë të lartë shtetërorë nëse kanë apo jo përgjrgjësi në vrasjet e ndodhura 13 vite më parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë