Kreshnik Spahiu ka analizuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Për “Open”, Spahiu tha se ka qenë vendimin për ta larguar nga grupi parlamentar i PD-së, që ngjalli politikisht Sali Berishën.
“Mendoj që kësaj historie ka filluar t’i dalë era shumë. A duhet të ishte sot Berisha në grupin parlamentar.
Personi që sot diskutohet, po, sot duhet të ishte. Qoftë dhe Berisha. Se me vendimin e 9 shtatorit, Basha nuk e largoi nga politika Sali Berishën. Basha e riktheu politikisht, juridikisht, moralisht, Berishën një herë e përgjithmonë në politikë.
A e bëri nga paaftësia apo në mënyrë të qëllishme këtu ndahet kjo histori. Vendimi i parë i Bashës, ishte një vendim për të legjitimuar mënyrën se si të rikthehej fuqishëm Berisha në politikë. Basha e Berisha kanë bërë teatër gjatë gjithë kësaj kohe.
Ditën e enjte, gjykata e Tiranës vendosi divorcin mes Bashes e Berishës, që nënkupton se stadiumi ka të drejtë që shkarkuan Bashën. Pastaj del Berisha dhe thotë, do bashkohemi ne, po si do bashkohesh me atë që u ndave”- tha Spahiu.