Thursday, November 21, 2024

“Sot jam më i fortë se kurrë”, a do ta njohë Berisha vendimin e GJKKO-së?

Se kjo bandë që qëndron në pushtet me lidhjet e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve, do i ketë kohët e numëruara. Se Edi Rama do përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha në kalendat e historisë. Se shqiptarët do kenë qeveritarët e tyre, opozitën e tyre ashtu siç meritojnë.

Kjo histori është sot një histori në zhvillim, por nga ana tjetër është një nga historitë më krenarë të popullit opozitar që nuk u mposht nga asgjë, që i rezistoi një korrupsioni transnacional, të pashembullt në historinë e një vendi dhe dëshmon që ka të gjithë energjinë për të mbrojtur vlerat e demokracisë, shtetin ligjor dhe orientimin euroatlantik të Shqipërisë.

Edhe njëherë, gjithçka është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Vendimet nga alfa te omega, janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe çdo ligji të këtij vendi. Edhe njëherë u falënderoj për praninë tuaj. Fitore, fitore, fitore!“, deklaroi Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë