Friday, November 22, 2024

Skandali me pagat dhe makinat, Ngjela: Ramës i kanë grabitur shtetin

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se kryeministrit Edi Rama i kanë vjedhur shtetin dhe duhet të jepte dorëheqjen që sipas tij është forcë dhe jo dobësi.

Duke komentuar skandalin me të dhënat në emisionin “Pikat mbi i”, Ngjela tha se Rama ka humbur garancinë e individit. Fakti që kërkon të falur, sipas tij, thotë që nuk e ka bërë detyrën.

Spartak Ngjela: Dorëheqja është forcë nuk është dobësi se thotë unë nuk kam gisht me këtë që kam ndodhur. Ç’do të thotë faj, ti nuk iu ke dhënë garanci njerëzve. Është humbja e garancisë së individit. Çfarë mendoni se ka kryeministri si devizë, të mbrojë garancinë time. Këtij i kanë grabitur shtetin. Nuk ndodh asgjë dhe po dha dorëheqjen. Nuk e mbron Rama shtetin. Pse ra Rama, bie struktura e shtetit? Po Rama është në një situatë të rëndë sociale, jep dorëheqjen dhe shikon ta stabilizojë hap pas hapi. Por duhet të japë dorëheqjen.

Problemi ishte që këtij i morën shtetit, si, qysh, kush, ato i zgjidh drejtësia. Po këtij i morën shtetin në pikën më të nxehtë të tij. Ç’faj kanë njerëzit që nuk ke ditur të mbrosh personalitetin e tyre. Fakti që i kërkon të falur i thotë që nuk kam bërë detyrën. Nëse s’ke bërë detyrën, ik thyej qafën. Por ne nuk kemi institucion dorëheqjen. Nuk njihet dorëheqja këtu. Deri tani ka dhënë vetëm Nano. Për këta të tjerët dorëheqja është veprimtari armiqësore.

Ekspertët që kam pyetur unë më kanë thënë që nuk janë haker, janë punonjës të brendshëm sepse i kanë marrë segmente-segmente. Ata më thanë që nuk janë hakera. Por edhe po të ishin hakera, ti duhet të kesh një mbrojtje të madhe të IT-së. Me sa më thanë ekspertët ky e ka të nivelit të lartë IT-në. Dhe këta kanë filluar të hetojnë punonjësit. Varet se çfarë niveli të lartë ka hetimi, po ka ndihmë nga perëndimi e arrin.

E mori Prokuroria e Tiranës se krimi është bërë në Tiranë. Është vendndodhja e krimit. Ata e filluan këtu, për mendimin tim duhet ta kishin çuar në SPAK. E çuan këtu sepse nuk ka të akuzuar të lartë. SPAK-u nuk e merr dot kryesisht, por nëse iu del ndonjë ministër nën hetim, shkon në SPAK.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë