Siria ka vendosur të njohë zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikave Popullore të Luhanskut dhe Donetsk.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, këtë të mërkurë, shkruan CNN.
“Në një shprehje të vullnetit të përbashkët dhe dëshirës për të vendosur marrëdhënie në të gjithë sektorët, Republika Arabe e Sirisë ka vendosur të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës Popullore të Luhanskut [LPR] dhe Republikës Popullore të Donetskut [DPR],” raportoi SANA, duke cituar një burim zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Sirisë.
Në deklaratë, thuhej gjithashtu se së shpejti do të nisë komunikimi ndërmjet vendeve për të vendosur marrëdhëniet diplomatike.
Kjo e bën Sirinë të vetmin vend tjetër përveç Rusisë, që ka njohur zyrtarisht pavarësinë e rajoneve separatiste.
Tre ditë para pushtimit të Ukrainës, më 21 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njohu zyrtarisht si shtete të pavarura rajonet separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk si dhe nënshkroi marrëveshjet përkatëse me liderët separatistë në Kremlin.
LEXONI GJITHASHTU