Friday, November 22, 2024

“Shpresoj të jem në pankinë”, Nagelsman: Mbyllim llogaritë me kualifikimin

Bajerni i Mynihut do të luajë sot në mbrëmje përballë Benfikës në ndeshjen e vlefshme për Champions. Me një fitore të mundshme sot, skuadra e Julian Nagelsmanit do të ishte në turin 1/ 16-ave, me dy ndeshje të mbetura.

Ndërkohë, trajneri 33-vjeçar ishte dje në stërvitjen e fundit me skuadrën pasi rezultoi negativ pas testit të kryer. Nagelsman mungoi më shumë se një javë për bavarezët pasi u infektua në ndeshjen e parë në Portugali me COVID.

”Do të ishte fantastike nëse në stadiumin tonë do të fitonim dhe t’i mbyllnim llogaritë në grup. Kjo do të na jepte mundësi të fokusoheshim vetëm tek kampionati për pjesën e mbetur të vitit. Skuadra tregoi të shtunën që nuk ka asnjë ngërç psikologjikisht pas eliminimit në Kupë. Ishte një aksident dhe kështu rezultoi. Lojtarët kanë në formë të mirë dhe mendoj që ndaj Benfikës do të kenë mundësi ta tregojnë sërish.”, tha trajneri gjerman.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë