Dalin pamjet e para nga tritoli i vendosur te shtëpia e presidentit të FSHF, Armand Duka, në Durrës.
Siç duket në pamje që sjell SYRI, në vendin e ngjarjes duken forca të shumta policore.
Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e shtëpisë së Dukës, pranë qendrës së qytetit të Durrësit.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me përplasjen e Dukës me mazhorancën, për zgjedhjet në FSHF.
SYRI mëson se presidenti i FSHF është shantazhuar ditët e fundit i kërkohet që të japë dorëheqje dhe të mos rikandidojë në zgjedhjet e 2 marsit.