Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në verandën e një banese në Sanxhak të Kurbinit këtë të premte.
Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit S. L dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë
Kurbin / Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.